top of page

Trajnim jete/ Life coaching

A e dini se çfarë është një trajner jete?

​

Në thelb trajnimi I jetës ka të bëjë drejpërdrejtë me zhbllokimin e potencialit të një personi për të maksimizuar performancën e tyre! Në këtë mënyrë stërvitja e jetës vjen fuqishëm si një partneritet midis trajnerit dhe klientit të tij, duke punuar së bashku për të ndihmuar klientin të arrijë qëllimet e tij, qofshin ata në sport, biznes, karrierë ose fusha të tjera të jetës.

Shikoni trajnerin e sportit! Ky I fundit trajnon për sukses në sport, ndërsa trajneri I jetës trajnon për sukses në jetë!

Si punojmë?

Punojnë me një mentor dhe trajner personal individët të cilët dëshirojnë të përdorin kapacitetin e tyre të madh për të krijuar jetën që dëshirojnë! Siç trajneri i futbollit të çon në një nivel tjetër profesional dhe në fitore të vazhdueshme, po ashtu trajneri i jetës bën të mundur që ju të arrini nivele të larta të fitores në jetën tuaj dhe për ato gjëra që janë më të rëndësishme se çdo gjë tjetër për ju.

Kërkojnë dhe punojnë me një mentor/trajner personal, fituesit që dëshirojnë edhe më shumë nga jeta!

Ekipi

Në fushën e trajnimit të jetës ekipi ynë është cdo herë dhe në rritje duke qenë se ajo që duam të ofrojmë tek klientët tanë është një shumëllojshmëri shërbimesh dhe mundësi pa limit për ta pasuruar jetën në cdo aspekt.

Në ketë hapësirë do të gjeni të gjithë trajnerët që bashkëpunojnë me ne dhe të cilët ofrojnë shërbimin e tyre në fushat përkatëse specifike në të cilat janë ekspertë.

Filozofia jonë e punës dhe misioni i gjithcka ne bëjmë është që të ndihmojmë drejtpërdrejtë secilin vëlla/motër tonën shqiptar kudo që ndodhet, që të rritet dhe të përmirësojë fuqishëm jetën e tij duke rritur mundësitë e një jete të gëzueshme dhe në bollëk të mirash! 

bottom of page