top of page
funnel training.png

Mjeshtëro aftësinë për tu liruar përfundimisht nga vjedhësi i lumturisë, ankthi.

"Epidemia e kohëve moderne" mund të eleminohet me hapat dhe strategjitë e duhura. Ky kurs është i gjithi i pajisur me teknikat dhe strategjitë efektive kundër ankthit dhe ka fuqinë t'ju rikthejë plotësisht qetësinë e brendshme!

​

E di, nuk është e lehtë të kujtosh tani rastet...

kur jeta jote ishte në errësirë dhe vërtete e vështirë për tu përballuar. 

Atëherë kur mendimet, emocionet dhe veprimet nuk ishin në koordinimin e duhur! Atëherë kur shpesh të dukej se po vjen fundi...i joti, i njerëzve të dashur, i botës...

Atëherë kur nata ishte pambarimisht e gjatë sepse nuk flije dot, kishe mendime dhe lëndime që të silleshin nëpër kokë dhe ishte e pamundur ti eleminoje!

E në fakt është e drejtë, nuk eleminohen aq lehtë! E ndoshta ti akoma po i jeton këta momente...por përsëri e ndalon veten, përsëri i thua vetes "he se do kalojë", "he se do bëhem më mirë", "he se do ta gjej mundësinë"...dhe mundesia nuk vjen kurrë, biles largohet dhe ti...ti bëhesh edhe më keq, situatat përsëriten, vuajtja vazhdon dhe cikli përsëritet vazhdimisht...

Por a ke menduar se deri kur do të rrish kështu? Deri kur do ta privosh veten nga të shijuarit e jetës? Deri kur do të fshehësh lotët, sytë e enjtur nga pagjumësia.

Deri kur do të fshehësh lodhjen dhe këputjen? DERI KUR? 

A ke provuar të mendosh se ka zgjidhje dhe se ajo mund të jetë pranë teje? 

Ndoshta ti po mendon se të paguash Psikologun kushton shumë

​​

Por a e di cfarë

- Ska rëndësi nëse psikologu kushton apo jo.

Ajo që unë kam krijuar është një zgjidhje e cila do ta mundësojë ta kesh psikologun gjithmonë me vete, kudo dhe në cdo kohë, pa patur nevojën të takohesh rregullisht me të.

​​

Do të japë mundësinë të jesh gjithmonë i mbrojtur...nga mendimet negative, nga gjykimet e vetes, nga limitet e pavendosura mirë, nga shqetësimet fizike, nga stresi i tepërt e madje edhe nga ankthi aktiv. Kjo zgjidhje do të japë mundësinë që të bëhesh mjeshtër edhe kundër atakut të panikut, gjë që nuk ta mëson dot askush tjetër!

Zgjidhja që unë kam krijuar quhet SI TË LIROHENI NGA VJEDHËSI I LUMTURISË, ANKTHI!

​​

Për kë është ky kurs, ky trajnim jetëndryshues?

Mundet ta marrë këtë kurs secili person që një herë në jetën e tij ka përjetuar stres të mbishtuar, sulme të panikut apo ankth. 

Mundet secili person që sidomos në këto momente po përjeton stres të mbishtuar ose po përjeton episode të ndryshme të ankthit, të atakut të panikut etj. Por si ta dime se po përjetojme ankth apo stres të mbishtuar? Si ta njohim?

Këtu po ju jap vetëm disa simptoma të përgjithshme të cilat shpeshherë mund të përcaktohen si gjendje ankthi, por nuk kufizohet vetëm me këto gjithsesi. Nese dyshon qe po perjeton ankth aktiv, lirisht me shkruaj ne rrjetet sociale ose ketu ne web dhe fale nje konsulte falas, do te mund te te ndihmoj ti identifikosh gjerat me mire!

​​

Je gati të fillosh të punosh me këtë kurs nëse po përjeton: 

  • Ndjeni panik ose frikë

  • Ndiheni nervoz, i shqetësuar ose i tensionuar

  • Keni rritje të nervozizmit

  • Keni frymëmarrje të shtuar të shpejtë

  • Keni rritje të rrahjeve të zemrës

  • Ndjeni ftohtësi, mpirje ose ndjesi shpimi gjilpërash në duar dhe / ose këmbë

  • Keni djersitje të shtuar

  • Shikoni probleme me gjumin

  • Keni veshtiresi për të kontrolluar shqetësimin tuaj

  • Keni veshtiresi për të kontrolluar mendimet tuaja

  • Vazhdimisht keni dëshirën për të shmangur gjërat që shkaktojnë shqetësimin

​​

Çfarë mund të bëjë ky kurs për ty?

Në themel ky është një material i punuar me shumë dashuri. Është i pajisur profesionalisht shumë me strategjitë e duhura në mënyrë që tju ndihmojë të dilni nga gjendja e iluzionit të vështirë që ankthi e ka krijuar për ju, tek ju.

Në këtë kurs nuk kemi të bëjmë me shkencën si një koncept i zbrazët dhe sipërfaqësor, përkundrazi. Këtu kemi të bëjmë me një realitet kaq të prekshëm dhe real sa secili nga ne mundet ta ketë përjetuar dhe si realisht mundet kjo situatë te zgjidhet.

Në këtë kurs është folur thjeshtë, pa përkufizime dhe terma të vështira për tu kuptuar. Eshtë folur aq thjeshtë sa dalja nga ky rreth vicion që ankthi e krijon, do të jetë shumë më e lehtë seç e ke imagjinuar. Biles edhe shumë më e lehtë seç profesionistë të ndryshëm mund te ta  kenë përshkruar!

​​

Unë e di mirë se çfarë kam vendosur në këtë material dhe gjatë punës intensive në të, mendoja secilin prej jush se sa shumë benefite e të mira do të keni gjatë gjithë kohës që e dëgjoni këtë trajnim. Dhe jam e lumtur.

Jam e lumtur sepse e kam bekuar këtë material që të mund të jetë plotësisht efektiv për ju dhe inspirimi më i madh për ta bërë këtë është Zoti, të cilin e falenderoj me jetën time. Ai është iniciatori i këtij projekti dhe je i bekuar ti që do të përfshihesh në këtë kurs. 

​

​

Ky kurs ka fuqinë që:

  • Të qetësojë mendjen dhe zemrën tënde dhe ti relaksojë ato

  • Të të lirojë nga presioni total që ankthi dhe stresi i mbishtuar ushtrojnë mbi të gjithë trupin.

  • Të të ndihmojë ti kuptosh mendimet tua

  • Të të ndihmojë t'i kontrollosh mendimet tua

  • Të të ndihmojë t'i përdorësh në favorin tënd mendimet tua

  • Të të ndihmojë të rifitosh fuqinë absolute mbi realitetin tënd, në çdo aspekt.

  • Të të mësojë strategjitë e duhura dhe teknikat më të fuqishme kundër ankthit.

  • Të të lirojë nga ankthi dhe stresi i mbishtuar, njëherë e mirë.

  • Të të pasurojë me strategjitë e duhura për tu mbrojtur nga mendimi negativ, nga stresi dhe ankthi në çdo kohë.

  • Të të ndihmojë ta duash veten ashtu si asnjëherë më parë nuk e ke bërë.

​

A është ky kurs një terapi profesionale?

Ky kurs nuk është aspak një terapi profesionale dhe nuk duhet konsideruar si i tillë në asnjë moment. Terapia profesionale është plotësisht dicka tjetër dhe është individuale dhe e personalizuar në të njëjtën kohë për individin dhe problematikat të cilat duhen rishikuar dhe trajtuar edhe më detajisht.

Ky kurs nuk është një terapi.

Ky kurs është një material efektiv në luftën kundër ankthit dhe stresit. Është një instrument në duart tuaja të cilin mundeni ta përdorni sa herë ta shikoni të nevojshëm, sa herë që në derë troket stresi apo shoku i tij i ngushtë, ankthi. Ju tashmë nuk jeni asnjëherë vetëm. Le të themi që e keni psikologun tuaj gjithmonë me vete dhe kjo është një mbështetje e madhe.

Ky kurs është një trajnim i përgatitur nga profesioniste dhe sigurisht ka elemente të jashtëzakonshme profesionalsiht të suksesshme që nuk dallohen me sy të lirë por nuk është një terapi. Është në thelb saktësisht ajo që gjithmonë keni kërkuar, ju edhe unë dikur, por nuk e kemi gjetur. Deri në momentin që unë e krijova atë!

Dhe po, është kursi i parë dhe i vetmi i kësaj natyre në Shqipëri dhe jeni të bekuar që do ta bëni tuajin këtë material. Këtë ndryshim jete kah e mira dhe kah drejtimi që zemra juaj e ka marrë tashmë! 

​

A mundem ta bëj dhuratë këtë kurs?

Po mundesh. Ky kurs është një prej dhuratave më të çmuara që mund ti bëjmë për njerëzit tanë të dashur. Aq më tepër nëse keni informacione se ai person po kalon një situatë sfiduese. Aq më teper që cdo dhuratë që mund te bëni, në fund të fundit do të konsumohet dhe do ti humbë vlera...ndërsa me këtë trajnim ti i ke shpëtuar jetën personit të dashur të cilit ia ke dhuruar! E ke ndihmuar në një pafundësi aspektesh por sidomos, i ke shpëtuar jetën. Po jetën sepse me dhuratën tënde i ke dhënë mundësinë të shëroje shqetësimet e ndryshme psikologjike por jo vetëm....me shumë mundësi edhe fizike. Të lirohet nga shqetësimet pafund dhe të rrisë cilësinë e jetës së tij. Të flejë mirë dhe të zgjohet gëzueshëm sepse falë kursit ka mësuar se si mund ta marrë në kontroll gjithcka vetë, duke filluar nga e para...si mund të jetë zot i vetes së vet pa patur nevojë që të tjerët ta bëjnë. Ka mësuar se si mund të marrë në kontroll mendimet e tij duke qenë pioneri i vetëm për veten e tij dhe realitetin që e rrethon!

​​

  Për procedurën e dhuratës, na kontaktoni. Ne do të kujdesemi që personi që merr dhuratën të ketë jo vetem një eksperiencë të shkëlqyer nga kursi por edhe nga dhurata që do të marrë! 

​

Cili është çmimi i këtij trajnimi unik?

Nëse do të më pyesësh mua, mundem të të them që ky kurs më ka marrë shumë kohë, energji dhe fokus por me gjithë zemrën time do ta jepja plotësisht falas, sepse e di se sa më shumë jep aq më shumë merr dhe ky është ligj i natyrës që nuk e them unë... dhe quhet Ligji i Kompensimit.

Mirëpo ky ligj funksionon për të gjithë ne...njësoj. Ndaj nuk do të doja që ti të përjetosh të kundërtën e ketij ligji të fuqishëm të natyrës. Prandaj kam konsideruar mundësinë që ky kurs të jetë me një farë pagese simbolike, në mënyrë që edhe ti të kesh mundësinë të përjetosh efektin e shkëlqyer te këtij ligji.

Prandaj secili mundet që në porosinë që do të bëjë, ta përfitojë kursin për vetëm 190€, vlerë e cila do të rritet ne vazhdim për shkak se kursi do të ketë një zgjerim të madh dhe një rritje në vlerë dhe informacion, pas pak ditësh.

​

Në butonin më poshtë "POROSIT TANI" bëje porosinë tënde sa më shpejt të jetë e mundur dhe ne do tju kontaktojmë për tju ndihmuar me procedurën në vijim dhe se si do të mund ta aksesoni kursin.

​

PËRFITO TANI KURSIN E SHKËLQYER

​​

bottom of page