Shërbimet tona
Këshillim individual
Procesi i këshillimit psikologjik individual është një nga proceset më efektive në trajtimin e situatave ose sfidave personale në çdo kohë.
Që në fillim të seancave, këshilluesi arrin të dallon për çfarë është fjala te klienti i tij dhe situata që ai paraqet në këshillim, dhe ka mjetet e duhura për ta ndihmuar atë të shkojë gradualisht drejt zgjidhjeve që i duhen.
Këshillimi psikologjik ndihmon njerëzit të dinë të orientohen para vështirësive të ndryshme, të shfrytëzojnë mundësitë intelektuale, emocionale dhe sociale të tyre.
Këshillimi psikologjik gjithashtu ndihmon për mënyrën e tejkalimit të sfidave duke përdorur plotësisht kapacitetin personal!
Këshillim për prindërit
Këshillimi psikologjik për prindërit është procesi përmes të cilit gjejnë zgjidhjet më të sakta për situatat familjare mes fëmijëve dhe prindërve!
Ky këshillim është i pasur me teknika, informacione dhe metoda të duhura për të ndihmuar prindërit në rolin e tyre më të rëndësishëm, atë të prindërimit! Përmes seancave të këshillimit për prindër, do të mund të arrihen objektiva të qarta dhe shumë të rëndësishme për familjen; kjo pasi puna me profesionistin sjell rezultate të sigurta dhe me gëzim!
Kurse & Trajnime
Këshillimi psikologjik për prindërit është procesi përmes të cilit gjejnë zgjidhjet më të sakta për situatat familjare mes fëmijëve dhe prindërve!
Ne GEF ALBANIA kurset dhe trajnimet do te jene te nje rendesie te vecante.
Kurset do te mbahen online dhe fizikisht; po ashtu edhe trajnimet ne grup apo 1 ne 1.
Tematikat e trajtuara jane te shumellojshme ku secili do te mundet te gjeje veten dhe te kete hapesiren e tij per tu trajnuar!
Psikologji biznesi
Biznesi ka numrat si pasojë por psikologjinë si shkak!
Psikologjia e biznesit, e njohur edhe si psikologji industriale-organizative, kombinon shkencën e psikologjisë njerëzore me aplikimin praktik të biznesit në mënyrë që të përmirësojë mjedisin e punës për punonjësit, të përmirësojë produktivitetin në biznese dhe të organizojë grupe njerëzish në kompani.
Biznesmenët me përvojë janë të sigurt se suksesi në biznes varet nga disponimi i ekipit. Prandaj, psikologjia në biznes merr parasysh rregullin e mëposhtëm: të gjithë duhet t'i besojnë liderit dhe të punojnë së bashku për të arritur një rezultat të mirë. Ky efekt nuk mund të arrihet nëse vetë udhëheqësi nuk beson në vetvete, ka frikë nga inovacioni dhe rreziku dhe dyshon në vendimet e marra. Nëse udhëheqësi nuk beson - ekipi nuk do të besojë, atëherë çështja është e dënuar me dështim. Nëse udhëheqësi di të bindë të tjerët se të gjitha vështirësitë janë të përkohshme, se dielli do të dalë gjithmonë pas stuhisë, një ekip i tillë do të përballojë çdo krizë..
Por jo vetëm kaq...komunikimi dhe masterimi i shitjes është një tjetër pikë kyce në bisnes. A na duhen shumë kliente për të gjeneruar shumë të ardhura apo na duhen pak klientë që paguajnë në cmime të larta produktet tona? Kjo është një cështje kritike e cila merr përgjigje në shërbimin tonë Psikologji Biznesi.
Të gjitha përgjigjet dhe modelin për aplikim të një CEO të jashtëzakonshëm do ti gjeni në këtë trajnim dhe në seancat që do të mbani me psikologen dhe trajneren Erisa Bujari.