top of page


Gef Psychologist
është një vend i sigurtë ku ne hyjmë dhe kërkojmë përgjigjet që na duhen. Kërkojmë arsyet, shpjegimet, forcën, dritën dhe udhëzimin që na duhet për një situatë, për një moment apo ngjarje të caktuar.
Futemi këtu dhe fillojmë të zbulojmë se është dikush që mundet të na ndihmoje. 
Dikush që është profesionist, plot me integritet dhe i gatshëm për të na dëgjuar me mendje dhe me zemër. Në këtë mënyrë ky person na udhëzon saktë në rrugën e gjetjes së të gjitha përgjigjeve brenda nesh.
Këtë bën GEF PSYCHOLOGIST për të gjithë shqiptarët në mbarë botën! 
Tani Gef psychologist është pranë bashkëatdhetarëve dhe secili mundet që të ndihet rehat dhe komod në punën me veten, në zhvillimin personal dhe arritjet e sukseseve pa limit!

Shërbimet tona

Por...kush janë profesionistët?

Ne në GEF ALBANIA kemi një dëshirë të madhe për të shikuar jetët e njerëzve që ndryshojnë dhe zemrat e tyre që gëzohen çdo ditë e më shumë. Prandaj ne kemi vendosur që përmes shërbimeve tona në fushën e shëndetit mendor dhe të zhvillimit personal të jemi pranë njerëzve për ta bërë jetën shumë të bukur, ashtu siç në fakt ishte synimi që nga Krijimi.

Profesionistja që momentalisht ofron shërbimet e saj unike është znj. Erisa Bujari. Ajo përveçse një psikologe dhe trajnere e specializuar, ka pasion të saj edhe biznesin ku falë eksperiencës në këtë të fundit ka bërë të mundur të ndihmojë edhe sipërmarrës të tjerë në lidhje me psikologjine e biznesit dhe më gjërë.

Erisa karakterizohet nga karakter i fortë dhe i vendosur!

I dërgon në realizim të plotë dhe te suksesshëm projektet që merr përsipër.

Është e pasur me historik të suksesshëm në menaxhimin e biznesit dhe burimeve njerëzore duke i inspiruar ato për t'u ndjerë të realizuar dhe arritur objektivat e vendosura në ekip! Posedon të menduarin strategjik në profesionin dhe biznesin e saj.

Vetbesimi që ajo ka, ka themele të forta që janë model udhëzimi edhe për ne, bashkëpunetorët e saj!

bottom of page