top of page

E RRALLË...PSIKOLOGËT BËJNË HISTORINË!!!

Me datë 27.01.2024 do të mbahet eventi i jashtëzakonshëm historik për Shqipërinë, Asamblea e jashtëzakonshme e Urdhrit të Psikologut.

Psikologët nga te gjitha trevat shqiptare janë mbledhur së bashku për të kërkuar të drejtat e tyre dhe për të ndërtuar një herë e mirë historinë e duhur të Urdhrit të Psikologut në Republikën e Shqipërisë.

Për të kërkuar të drejtat e tyre dhe për të ndryshuar një herë e mirë historinë!


Prej 7 vitesh Urdhri i Psikologut në Shqipëri nuk ka funksionuar në formen e duhur dhe as konform ligjit siç urdhrat e tjerë kanë funksionuar gjithmonë. Praktikisht ka dështuar plotësisht dhe nga ky dështim janë prekur dhe dëmtuar drejtëpërdrejtë psikologët tanë. Dëmtuar në aspekte financiare, psikologjike e shpirtërore....


Kjo situatë nuk ishte e lehtë për asnjë prej nesh, për asnjë prej kolegët e mi të nderuar!

Por psikologët janë psikologë dhe ashtu siç janë dera e parë ku çdo kush troket për të gjetur zgjidhje dhe qetësinë e nevojshme..., ashtu ata vendosën të trokasin në derën e zemrës tyre dhe të gjejnë zgjidhjen dhe qetësine që meritojnë. Vendosen të kërkojnë dinjitetin e nëpërkëmbur dhe ta ngrisin në piedestalin më të lartë, aty ku në fakt e ka vendin.

Kështu psikologët tanë (edhe unë bashkë me ta, sepse ju e dini që unë jam psikologe) jemi mbledhur së bashku si një familje ashtu siç jemi, për të ndërmarrë hapat dhe vendimet e nevojshme për Urdhrin e Psikologut në Republikën e Shqipërisë.

Hapa dhe vendime që do të shënjojnë historinë e këtij institucioni dhe të vendit tonë.


Mbi 553 kërkesa të firmosura nga psikologët, që janë ekuivalente me më shumë se 1/3 e anëtarësisë së urdhrit janë dëshmia më e madhe që psikologët janë njerëzit me forcën dhe vizionin me të jashtëzakonshëm.

Janë pikërisht ata që besojnë fort te vlerat personale dhe të grupit, tek të drejtat e tyre dhe respektit të thellë.

Psikologët shqiptar kanë ndoshta historinë më të trishtë që ndokush mund të ketë përjetuar nga institucionet e ndryshme. Janë ata që kanë kaluar kalvare pafund të sfidave dhe vuajtjeve të njëpasnjëshme dhe prap se prap kanë vazhduar ta japin shërbimin e tyre. Kanë vazhduar t'ju buzëqeshin para syve tuaj dhe t'ju ndihmojnë që ju të bëheni më mirë por për vete....për vete kanë patur lot dhe zjarr në zemrën e tyre.


Ne kemi kaluar shumë dhe jemi pikërisht ne që kësaj "shumë" kemi vendosur ti japim fund!

Çdo lloj aludimi tjeter, çdo lloj përpjekje tjetër, çdo lloj ndikimi tjetër do të marrë në kthim atë që i takon sepse psikologët nuk kthehen më mbrapa.

Ne dimë të ecim para dhe ashtu siç kemi pritur e pritur pafund, ashtu dimë edhe t'i japim vetes shansin dhe mundësitë e mrekullueshme që meritojmë, pafundësisht!


Një familje e madhe do të takohet nesër për të vendosur fatin e bukur për Urdhrin e Psikologut të Shqipërisë, SEPSE URDHRI JEMI NE!

Një familje e madhe takohet nesër me një ndjenjë të thellë dashamirësie dhe respekti për njëri- tjetrin por sidomos për grupin nismëtar. Për ata që nisen punën në hapa konkret dhe të mahnitshëm!


Shqipëria është e bekuar por edhe me e bekuar sepse po shërohet një prej plagëve të saj, sepse po rimarrim frymë lirshëm dhe pa frikë, sepse vellezërit e motrat tona anë e mbanë botës do të mund të marrin një shërbim të shkëlqyer e profesional nga profesionistë tashmë të fuqizuar!


E bëra këtë blog si shenjë falenderimi, fillimisht për grupin nismëtar. Ju them që jeni të mahnitshëm dhe e dashuroj logjikën dhe mendjen tuaj, me të cilën keni bërë gjithçka sic duhet!

Një falenderim dhe përqafim të madh virtual sot (dhe fizik nesër) për krejt kolegët e mi që iu bashkuan kësaj nisme qytetare dhe me vlera te çmuara; ne jemi nje familje dhe lum Shqipëria që na ka 🥰.

Gjithashtu dua të bie ne paqe me gjithëka ne kaluam gjithë këto vite. Ishin pikërisht ato sfida që na bënë më të fortë dhe më të dashur! I vertetuam vendit dhe botës se jemi unik dhe se jemi krenar që brezat e ardhshëm do të gjejnë një terren të sigurtë ku do të mund të ushtrojnë profesionin e mrekullueshëm të psikologut.


Me respekt dhe shumë dashuri për secilin,

Erisa Bujari

Psikologe Klinike




Comments


bottom of page