top of page

Ditë me shi? - Koha perfekte për një scrub me kafe...



Shpeshherë ndodh që kur ndryshojnë kushtet klimaterike, kjo gjë na ndikon edhe në gjendjen emocionale të përgjithshme. Mirëpo gjithmonë ka një mënyrë (ose më shumë) që na pëlqen pak më tepër e cila mund të na ndihmojë ta ndryshojmë totalisht gjendjen tonë emocionale, duke u ndjerë më mirë psikologjikisht por jo vetëm kaq...edhe duke u kujdesur për veten në aspektin fizik.

Ajo mënyrë që mund të na ndihmoje më së shumti është një scrub me kafe psh.

Kujdesi estetik për veten është një mrekulli si për femrat ashtu edhe për meshkujt ndaj ju sugjeroj ta provoni dhe të më tregoni përshtypjet tuaja.


Scrubi me kafe për fytyrën dhe trupin bën të mundur pastrimin e lëkurës në thellësi duke larguar pikat e zeza, lëkurat e vdekura dhe gjithashtu duke detoksifikuar poret nga papastërtitë e ndryshme. Pas scrubit do të ndjeni lëkurë të butë, të hidratuar thellësisht, lëkurë të pastër dhe me shkëlqim shumë natyral. Scrubi zakonisht sugjerohet të aplikohet mesatarisht 2 herë në javë.


Pra, cfarë po prisni?


Më poshtë janë dy kombinime perfekte të llojeve të ndryshme të scrubit që mund të bëhet me kafe. Mbani shënime :)


  1. Scrub me kafe dhe vaj kokosi.

Në këtë recete thjeshtë perzieni kafe (ose llum kafeje) dhe vaj kokosi deri në konsistence të trashë dhe pasi masa të jete homogjene, aplikojeni atë në lekurë të pastër të larë paraprakisht me detergjentin e saj.


2. Scrub me kafe dhe sheqer.

Në këtë recete përdorni llumin e kafese, pak sheqer dhe vaj ulliri. I perzieni deri në një masë homogjene dhe konsistencë mesatarisht të trashë dhe më pas aplikojeni atë në lëkurë të pastër të larë paraprekisht me detergjentin e saj. E masazhoni për 3-5 minuta me levizje rrethore të lehta dhe bëni larjen finale.



Nëse jeni alergjik ndaj kafese ose ndaj njërit nga përbërësit e cituar më lart, mos e konsideroni këtë informacion si dicka definitive.

Gjithashtu, nëse vëreni irritime, skuqje, djegie gjatë apo pas përdorimit të këtij produkti të bërë vetë në shtëpi, ndalojeni përdorimin dhe flisni me mjekun ose estetistin tuaj.



Scrubi i bërë vet nuk duhet ruajtur për një përdorim tjetër, qoftë edhe në frigorifer. Një mënyre e sigurtë kjo për të shmangur krijimin e baktereve dhe kërpudhave në përbërjen pa konservante që keni përgatitur.


Me shume dashuri,

Eri

Comments


bottom of page