top of page

Ditë e zymtë dhe e vrenjtur? 7 MËNYRAT SI TA PËRBALLONI! part 1

Ju që jeni në Gef Albania keni gjithmonë fatin të keni në dispozicion këshillat e vyera të psikologes për cdo event, ngjarje apo situatë që ju shqetëson, ju brengos apo jua ndryshon disponimin e ditëve. Unë (për ju që nuk më njihni unë jam Erisa Bujari, psikologe dhe trajnere e zhvillimit personal) jam gjithmonë kaq e lumtur që mundem të ndaj me ju këshilla të vyera sa i përket shumë qasjeve të ndryshme që më vijnë në inbox ose që klientët më paraqesin në seanca të ndryshme!


Thënë kjo, unë e di se sa shumë kjo koha e vrenjtur dhe me shi, iu ndikon shumë personave në jetën e përditshme, madje shpeshherë dhe seriozisht i pengon ata në funksionet e ndryshme apo aktivitetet dhe punët që i kanë. Kjo gjendje nuk është vetëm sipërfaqësore por realisht është një gjendje që nëse nuk punohet me të, mundet që të cojë në stres të mbishtuar ose edhe në ankth aktiv.

Për të qënë të shëndetshëm dhe për të jetuar të lirë nga kjo gjendje, më poshte gjeni 7 mënyrat më efektive për ta përballuar me sukses gjendjen e plogështisë së madhe që koha e vrenjtur apo me shi e ndikon tek shumë njerëz. Kujtoni se, kjo është vetëm pjesa e parë me këto këshilla. Në ditët në vijim do të kemi edhe part 2 me këshillat më të mira për të përballuar këtë gjendje me sukses ndaj sigurohu qe të bësh subscribe këtu në web.



Mbani dritat ndezur rreth jush, kudo që ndodheni, në punë apo shtëpi. Mund të mos jetë më e mira për faturën tuaj elektrike për momentin, por sigurisht është më e mira për gjendjen shpirtërore dhe nivelin emocional tuajin.










Mos e anashkaloni në asnjë mënyrë stërvitjen tuaj. Ju ende mund të shkoni në palestër ose të gjeni një video ushtrimesh në internet që mund të bëni brenda komoditetit te shtëpisë.








Gatuani vetes ose familjes suaj një darkë të këndshme. Kujdes: përmbajeni veten nga ngrënia e ushqimeve të panevojshme.

Ky aktivitet ju mban të zënë dhe ju jep një ndjenjë të produktivitetit te mrekullueshem.




Konsideroni seriozisht dëgjimin e muzikës dhe efektet magjike të saj. Me kufjet tuaja dhe zërin e lartë (kujdes, mos e mbani shumë gjatë zërin e lartë në vesh), dëgjoni muzikën ritmike që ju pëlqen dhe që keni kujtime të mira dhe të gëzueshme me të. Eleminoni kategorikisht baladat, muzikën e lehtë dhe ato këngë me tekst lëndues.









Dita e vranët apo me shi, është dita perfekte për të telefonuar të dashurit apo të afërmit e tu me të cilët nuk je dëgjuar prej kohësh. Gjatë ditëve aktive shpesh nuk gjejmë kohën e duhur për ti telefonuar të afërmit tanë, kështuqë shijoje këtë ditë për ta bërë këtë.


Kjo është perfekte për mamat e reja të cilat prej kohësh e shohin gjumin me dylbi ahahaha (shaka por pak e vërtetë gjithashtu).

Në ditë të tilla të vrenjtura dhe me shi, është ideale nese merrni disa minuta pushim dhe të flini gjumë. Trupi rikarikohet me energjinë e duhur dhe cdo funksion tjetër shkon në balancën e duhur.


Dy folje që nuk janë thjesht klishe por shumë të rëndësishme për tu konsideruar në mënyrë që të përmirësoni gjendjen tuaj në ditët me shi dhe të zymta.

Sa më shumë ujë të paster (duke eleminuar pijet me sheqer dhe kafeinë) aq më mirë do të jetë. Një libër i shkëlqyer do të jetë miku juaj i zemrës më i miri në botë, sidomos në këto ditë.

Në instagramin tim @erisa_bujari dhe @gef.psychologist së shpejti do të keni nje video me sugjerimet më të mira të librave për tu lexuar në vjeshtë dhe dimër 2023-2024, kështuqë sigurohu të më ndjekësh dhe të jesh ndër të parët që njoftohet për sugjerime të tilla të mahnitshme! Në butonin më poshtë shkon direkt në faqen time:



Comentarios


bottom of page